Flash News

KRYESORE

Ish-volejbollistja në ‘listën e zezë’ të Ramës: E shokuar

Ish-volejbollistja në ‘listën e zezë’ të

Ish-volejbollistja kampione e “Dinamos”, Mimoza Ibrahimi, aktualisht pedagoge e edukimit fizik në Akademinë e Rendit, shprehet e indinjuar që emri i saj figuron në listën e publikuar nga Kryeministri Rama si nëpunës me veprime joetike në administratë.

Në një intervistë për “Panorama”, Ibrahimi kërkon që të saktësohet se cili është personi i vërtetë në listë dhe nëse është ajo, kërkon hetim administrativ dhe jo publikime portalesh. Ajo tregon se “Ishte shokuese dhe indinjuese”. “Fillimisht e mora pak si me sportivitet, por kur filluan telefonatat nga të katër anët e botës, pasi të njohurit e mi kishin lexuar në “Facebook”, por dhe në media, atëherë u shqetësova dhe e pashë situatën shumë të rëndë”- thotë ajo. Mimoza tregon se nuk ka asnjë post dhe se jeton vetëm me rrogë. “Unë kam në shtëpi akoma perdet e kohës së Enverit. Unë vajta dhe te drejtori dhe i kërkova që të dalë dikush në emër të institucionit tonë që të thotë të vërtetën dhe të mos ua lëmë këtë punë portaleve. I thashë ose merrni masë ndaj meje, ose mbani qëndrim ndaj kësaj njollosjeje”- thote ajo per “Panorama”, duke shtuar se kërkon sqarim deri ne fund dhe eshte e gatshme per cdo ballafaqim.

Të fundit