Flash News

KRYESORE

Ish-ylli i Juventusit braktis muzikën, gati t’i rikthehet futbollit

Ish-ylli i Juventusit braktis muzikën, gati t’i rikthehet futbollit

Ish-lojtari i Romës, Interit dhe Juventusit, Dani Osvaldo, ka shprehur gatishmëri t’i kthehet futbollit të luajtur, dy vite pasi ai la për t’u fokusuar te muzika Rock & Roll.

Sulmuesi italian-argjentinas nuk ka luajtur në një ndeshje profesionale që kur u lirua nga Boca Juniors në janarin e 2016. Pas kësaj ai kishte refuzuar edhe oferta nga Kina, vetëm e vetëm që të fokusohet te muzika.

Por, sipas TyC Sports, ai dëshiron t’i kthehet futbollit dhe atë në ligën e tretë argjentinase për Talleres de Rimedios de Eskalada. Osvaldo tashmë ka filluar stërvitjen me klubin dhe ka marrë pjesë në disa miqësore. Ai pritet të jetë i gatshëm për lojë gjatë muajit mars.

Të fundit