Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Ish-zv/ministri komenton raportin e KE-së: I dha shuplakë Besa Shahinit
Ish-zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka thotë se në pjesën dedikuar arsimit në Shqipëri, në raportin e publikuar sot nga Komisionit Evropian, theksohet se Qeveria nuk i plotësuar rekomandimet e bëra vitin e kaluar. Muka e konsideron këtë raport një shuplakë për Ministrinë e Arsimit dhe veçanërisht për ministren Besa Shahini.
“Raporti i Komisionit Europian (KE) sot ishte një shuplakë për Ministrinë e Arsimit dhe veçanërisht për Besa Shahinin! KE në raportin dedikuar arsimit raporton se Qeveria nuk i ka plotësuar rekomandimet e bëra vjet nga KE, dhe se qeveria ka ndërrmarë hapa të ngadalta në reformën e Arsimit të Lartë. Gjithashtu, KE në linjë me kërkesat e studentëve, vlerëson se buxheti dedikuar arsimit dhe shkencës në Shqipëri është shumë i ulët dhe duhet të rritet! Për më tepër, raporti kritikon kurrikulën e re në sistemin para universitar e cila nuk i përshtatet përgatitjes që mësuesit kanë dhe nuk është harmonizuar me kurrikulat universitare”, shprehet Muka.