Ish-zv.ministrja e Financave: Vajza, mendimi i parë i shefit do jetë “çfarë fshihni poshtë fustanit”

Ish-zv.ministrja e Financave, Irena Beqiraj, aktualisht pedagoge, ka ndarë në rrjetet sociale një debat me studentet e saj.  Beqiraj, teksa tregon se një studente i ka thënë se profesoresha ua nxin vajzave, ka treguar dhe arsyen se përse sillet në mënyrë të tillë.

“Vajza të dashura! Eshtë e vërtetë jam shumë kërkuese me ju . Po a e dini çfarë u pret sa te dilni nga këto auditore? Të bukura të reja 70 % e juaja do të gjejnë një shef mashkull në zyrën e parë. Mendimi i pare që disa syreve do tu kalojë kokës si shigjete është “çfare fshihet poshtë fustanit” e vetëm me zotësi e besim tek vetja do të mund ta përqendroni mendimin e shefit tuaj tek ajo që ju dini”, shkruan ndër të tjera Beqiraj duke dhënë dhe një mesazh ppër të rejat.

Komenti i Irena Beqirajt:
Debati I fundit per gacmimet seksuale me kujtoi nje histori te vjeter. 
Kur jepja Mesim ne nje universitet ne fund te semestrit behej vlersimi I pedagogut. Ndergjithe komentet plot batute e humor ca syresh edhe ironik te studeteve te mi ….. Me beri pershtypje nje prej tyre qe nga konteksti ishte I nje vajze ” profesoresha eshte shume tolerante me cunat ! Vajzave ua nxiu jeten!. Kishte te drejte. Leksionin e fundit ju drejtova vajzave te kursit me keto fjale :

Vajza te dashura! Eshte e vertete jam shume kerkuese me ju . Po a e dini cfare u pret sa te dilni nga keto auditore? Nje realitet tejet maskilist edhe vanitoz. Te bukura te reja 70 ÷ e juaja do te gjejne nje shef mashkull ne zyren e pare. Mendimi I pare qe disa syreve do tu kaloje kokes si shigjete eshte ” cfare fshihet poshte fustanit ” e vetem me zotesi e besim tek vetja do te mund ta perqendroni mendimin e shefit tuaj tek ajo qe ju dini. 
Bota jashte eshte vanitoze te dashurat e mia. Ne kete vanitet mbytes cdo gjeje I vihet nje cmim. Edhe juve do perpiqem tu vendosin nje cmim, nje rroge me te mire , karrjere me te shpejte, do jeni gjithmone ne tundimin per te qene ju ylli ne ngjitje. Por eshte vetem cmim jo vlere. Duhet te jeni te pergatitura inteligjente, te zonjat e vetes , te afta per ti shpetuar ketij rrethi vicioz.
Edhe e fundit asgje mos kerkoni deshperimisht ne kete jete pervec pavaresise edhe integritetit. 
E keto te dyja mund ti keni vetem kur e keni koken plot, edhe keni me shume per te ofruar sesa bukurise, edhe trupit.
Prandaj jam kerkuese me femrat e do vazhdoj te jem.