Flash News

KRYESORE

Ish-zv.ministrja e Ramës: Të kufizohet pushteti i kryeministrit

Ish-zv.ministrja e Ramës: Të kufizohet pushteti i kryeministrit

Irena Beqiraj, ish-zëvendësministre e Financave në qeverinë “Rama 1” në intervistën për gazetën “Telegraf” shprehet se kriza e sotme politike është krizë besimi dhe se kjo krizë akumulon pushtet në duart e liderëve politikë.

Beqiraj shton se duhet të bëhen ndryshime të thella kushtetuese, të atilla që të kufizohet pushteti i kryeministrit dhe të forcohet institucioni i Presidentit. Sipas saj, në 30 qershor mund të kemi votime, por jo zgjedhje.

Si eksperte financiare, Beqiraj analizon edhe problematikën e krizës ekonomike, ku veçon produktivitetin e ulët të ekonomisë sonë dhe konkurrueshmërinë e ulët përballë vendeve të tjera.

Ajo shton më tej se dhe pse FMN dhe Banka Botërore janë kundër kontratave koncesionare të qeverisë tonë, duke theksuar se FMN me ndryshimet ligjore të kërkuara ka imponuar një ngadalësim të procesit të dhënies së tyre, duke i vendosur organet shtetërore para faktit që duhet t’i bëjnë vetë studimet e fizibilitetit për këto kontrata, duke mos pranuar më propozime të pakërkuara.

"Në këndvështrimin tim është një krizë e pastër besimi. Sistemi që kemi ngritur dhe e quajmë gabimisht “demokraci “, është në krizë të thellë besimi, pasi është provuar se është një sistem që thjesht akumulon pushtet në duart të liderëve politikë. Populli nuk beson tek partitë politike dhe pse në fjalimet e tyre liderët ngatërrojmë popullin me militantët që mblidhen në protesta dhe antimingje. Partitë nuk besojnë tek njëra tjetra as për t’u ulur në tavolinën e bisedimeve. Një krizë besimi të thellë, ka sot brenda edhe vet partive politike. Në heshtje apo në biseda informale, tek anëtarët lexohet mos-aprovimi i veprimeve dhe i vendimeve të liderëve politikë. Në kërkim të pushtetit të pakufizuar edhe të palimituar, ka qenë, është dhe do të jetë e vështirë: të jemi të organizuar në mënyrë demokratike; të ndërtojmë institucione të vërteta e të pavarura nga njëra tjetra (parlament, qeveri, gjykata), si dhe të respektojmë Kushtetutën ,ligjin bazë të organizimit shtetëror dhe shoqëror. Shqiptarët nuk besojnë më dhe liderët politikë e kanë kuptuar këtë. Në kërkim të dëshpëruar të besimit të humbur, i cili u duhet për të ardhur në pushtet , apo mbajtur pushtetin, liderët tanë i sheh të papërtuar e të përgjëruar, në kërkim të të “vërtetave dhe historive të tyre”, ndër fajet e raporteve të shkruara nga ndërkombëtarët. Të palodhur në interpretimin e mesazheve të koduara, në fjalimet diplomatike, të pakursyer në sharjet për njëri tjetrin, intolerantë ndaj reflektimit, gjithmonë të ndarë si drejtëza paralele, shëmbëllim i njëra- tjetrës por që nuk bashkohen në asnjë pikë".

Intervista e plotë dhënë për Telegraf

Të fundit