Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Ish-zv.Prokurori i Përgjithshëm: Kolegji Zgjedhor nuk ka tagra juridikë të gjykojë asnjë çështje që lidhet me zgjedhjet
Ish-zv.Prokurori i Përgjithshëm 1994-1998, Fatos Dervishi ka hedhur poshtë argumentin se Kolegji Zgjedhor mund të marrë në shqyrtim dekretin e presidentit, i cili firmosi anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Në një reagim në rrjetet sociale, Dervishi, aktualisht jurist në SHBA jep argumentet juridike se dekreti i presidentit duhet të zbatohet si çdo ligj tjetër, pasi ka hyrë në Fletoren Zyrtare.
“Po lexoja që Kolegji Zgjedhor (i ngritur mbi bazën e Ligjit Zgjedhor) do të marrë për shqyrtim kërkesën e një subjekti zgjedhor. Më erdhi çudi sepse Presidenti i Republikës dekretoi anulimin e zgjedhjeve vendore të parashikuara për t’u mbajtur në datën 30 qershor 2019. Meqenëse dekreti për anulimin u botua në Fletoren Zyrtare në datë 11 qershor 2019, atëherë në Shqipëri nuk ka zgjedhje më datë 30 qershor 2019. Dekreti, në momentin që shpallet në Fletoren Zyrtare, është ligj dhe duhet, menjëherë të zbatohet si çdo ligj tjetër. Çdo veprim mbas anulimit të zgjedhjeve do të vinte në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Republikës. Kolegji Zgjedhor në këtë moment nuk ka tagra juridikë të gjykojë asnjë lloj çështje që lidhet me zgjedhjet, sepse nuk ka të tillë.
Çdo veprim qoftë KQZ apo Kolegji Zgjedhor duhet të pushojnë çdo aktivitet zgjedhor të parashikuar pasi ekziston një Dekret i botuar në Fletoren Zyrtare që anulon zgjedhjet e datës 30 qershor 2019”, shkruan Dervishi.
Kolegji Zgjedhor vendos sot fatin e 30 qershorit. ‘Frikë’ nga precedenti i Bindjes Demokratike