Flash News

KRYESORE

Ish-zyrtari i PD ironizon Bashën: Megjithë përpjekjet, vetëm 2 200 vetë e ndjekin. Apo e ka blerë Rama ‘Facebook-un’?

Ish-zyrtari i PD ironizon Bashën: Megjithë përpjekjet, vetëm

Ish-anëtari i Këshillit Bashkiak të PD-së, Edvin Kulluri ka ironizuar komunikimin live të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili pak më parë zhvilloi me qytetarët në Facebook.

Në një postim në Facebook, Kulluri ka publikuar një mesazh, për të cilin thotë se u është shpërndarë strukturave të PD, në të cilin u kërkohet të ndjekin kryetarin Basha gjatë kohës që ai do të jetë live.

Përmes ironisë, Kulluri thotë se megjithë mesazhin e shpërndarë por edhe 435 shpërndarjet e videos live, përsëri Basha nuk ia ka dalë të ndiqet nga më shumë se 2200 njerëz.

" Megjithe mesazhin qe u ka derguar gjithe strukturave te PD dhe 435 shperndarje, prape vetem 2 200 vete e shohin ne komunikim ne facebook, Ose 1.5 vete ne 1000 votues! Tani si del kjo puna e “jemi fitues ne sondazhe”? Apo e ka blere Rama Facebook-un?! Komik", shkruan Kulluri.

Të fundit