Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Ish-zyrtarja e quajti ‘Donkishot’, reagon Taulant Muka: Një ish-zv.ministër nuk di përkufizimin e termit akademik
Zv.ministri i sapoemëruar i Arsimit, Taulant Muka i është përgjigjur ish-zv.ministres së Financave, Irena Beqiraj, pasi kjo e fundit e cilësoi atë si një ‘donkishot’ që lufton me mullinjtë e erës, sa i takon demaskimit të plagjiaturës në Shqipëri.
Madje, në një status në rrjetet sociale, Beqiraj shprehet skeptike lidhur statusin e tij prej akademiku, ndërsa vetë Muka i përgjigjet duke i propozuar ta vërtetojë duke kërkuar në fjalorin e "Oxford" përkufizimin e termit "Academic", bashkë me CV-në e tij në Google.
Reagimi i Mukës:
Znj.Beqiraj, kërko në fjalorin e "Oxford" përkufizimin e termit "Academic" dhe CV-në time (ose emrin tim ne Google) dhe do kuptosh qe jam akademik; i atashuar në dy universitete në Holandë dhe Zvicër, mbi 60 publikime shkencore në revistat më të mira në botë në fushën e mjekësisë. "Akademik" nuk është term qe përdoret vetëm per anëtarët e Akademisë së Shkencave. Nuk do lejoj askënd të përbalt emrin tim! Edhe një ish zëvendësministër nuk di përkufizimin e termit akademik! Sa shumë nevojë për dije ka ky vend!