Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Nga Gjergj Meta
Po t’i dorëzoj ty këto pak rreshta dom Gjergj se e di që ke ku t’i botosh dhe t’ia tregosh të tjerëve. Po, sepse dua që ta dinë edhe të tjerë. Nuk do të kisha reaguar aspak kur një grup meshkujsh, më shumë ose më pak të njohur, shkrimtarë publicistë e intelektualë u irrituan për fyerjen ndaj Zonjës Vllahutin. Nuk do të reagoja pasi shoqëria shqiptare është e tillë. Janë ende burrat që vendosin kur është fryerje për një grua e kur jo, e cila grua duhet mbrojtur e cila jo. Këta janë burrat tanë dhe këtë unë e di mirë unë. Kjo është hipokrizia e burrave shqiptarë. Ndaj kjo gjë nuk më çudit aspak.
Çka më çuditi, dhe prandaj po reagoj, ishte një grup grashë intelektuale dhe deputete të cilat vrapuan t'i kërkojnë falje zonjës Vllahutin e të "kapin për veshi" personin e akuzuar duke e ftuar komunistçe të kthjellohej dhe të kuptonte gabimin e tij. Sa pak dinjitet në këto reagime e sa shumë harresë. Vetëm këto ditë u vranë dy gra nga bashkshortët e tyre, një tjetër u vetvra shumë e re. Sa shumë gra shqiptare si këto zonja sot shfrytëzohen moteleve si prostituta apo rrihen nëpër familje si shtazë pune. Sa shumë gra sot nuk kanë mundësinë më minimale të kujdesen për veten e tyre qoftë edhe të bëjnë një makiazh për t’u dukur paksa më të bukura për burrat e tyre.
Herën e fundit që kemi folur të kam telefonuar nga qëndra X ku mbahen gratë që kanë marrë urdhër mbrotjeje. Këtu ku jam, sigurisht jo për zgjedhjen time, rrallë shoh, përveç atyre që kujdesen për ne, politikanë, gra apo burra, intelektualë apo intelektuale që të vijnë e të na vizitojnë neve grave si ato. Por sidomos nuk shoh gra intelektuale e politikane të vijnë e të solidarizohen së paku njëherë me ne gratë e vendit të tyre e madje edhe të lagjeve të tyre.
Unë pra jam një grua që jam dhunuar, sharë, rrahur, jam quajtur "kurvë" sa herë denoncoja atë që më shfrytëzonte tek policia dhe vetëm falë Kishës sot jam në një qendër të mbrojtur që nuk e di askush. Jam e fshehur, sepse nuk më jep garanci kush që po të dal në publik nuk më dhunojnë përsëri. Kur unë dhunohesha, e ashtu si unë në këtë qendër janë shumë, askush nuk u solidarizua me mua. Kur unë rrihesha askush nuk e ndalte dorën e tij dhe shkelmat e tij që më nxinin fytyrën çdo natë. Kur unë shahesha “kurvë”askush nuk u kujtua të protestonte e të shkruante letra apo peticione kundër dhunuesit tim. E unë nuk u kërcënova për vdekje kështu me fjalë nëpër media apo statuse facbook-u, unë “thjesht” u rraha për vdekje. Unë sot jam pak më me fat se shumë gra të tjera që ende vazhdojnë te dhunohen në fshatra e në qytete. Jam me fat, sepse një qendër kujdeset për mua, disa njerëz kanë kujdes për mua.
Por aty jashtë shumë të tjera që dhunohen çdo ditë dhe që kanë më pak ose aspak fat. Megjithatë, tani që po e mendoj mire, edhe ato gra intelektuale apo deputete nuk më bëjnë më çudi. Ato janë të lira të flasin, sepse fati ka dashur që të jenë nga ana e komoditetit. Askush prej tyre nuk e ka provuar të mbetet shtatzënë dhe në ditët më të vështira të një gruaja të mos jetë dikush që e shoqëron në spital apo të mos i japin leje nga fabrika e këpucëve ku punoja e nënpaguar. E si unë ishin qindra e mijëra gra nëpër këto fasoneri që gjithsesi janë një fat që ekzistojnë. Ju sot të nderuara zonja shqetësoheni për Zonjën Vllahutin, por kur unë nga lodhja e tepërt, nga dhuna e një burri pijanec, nga mungesa e ushqimit, abortoja fëmjën tim dhe askush nuk më ndihmonte, ju nuk ishit. Kur temperatura rritej dhe infeksioni përparonte e unë ashtu gjysëm njeri shkoja në urgjencë të spitalit, vetëm, ju nuk ishit. Dhe nuk reaguat. Ndoshta sepse nuk isha e huaj dhe sepse nuk isha shefe e misionit të BE?
Na e kurseni ju lutem proeuropianizmin tuaj që më duket se ka shumë ngjyrime servile se sa sinqeritet, ndërkohë që gra shiqptare sot e kësaj dite mbyten nën peshën e dhunës, heshtjes dhe vuajnë të padëgjuara e të papërfaqësuara.
Nëse një ditë do të vinit të më takonit, e nëse pak më shumë do të interesoheshit edhe për ne gratë që nuk mund të kemi akses në media apo në jetën e klasave të larta, atëherë po do të kishte kuptim edhe indinjata juaj për Zonjën Vllahutin së cilës edhe unë i shpreh solidaritetin tim.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38