Flash News

KRYESORE

“Isha në xhami”, publikohen pamjet e të arrestuarit për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla në ish-Bllok

“Isha në xhami”, publikohen pamjet e të arrestuarit

Ardian Serezi dhe Denis Demirit janë dy të dyshuarit kryesorë për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla në zonën e ish-Bllokut.

Gjatë dëshmisë dhënë përpara grupit hetimor, teksa mohonte lidhjen me ngjarjen, Serezi ka deklaruar se në kohën kur është ekzekutuar Begalla, ai ndodhej në xhaminë e Kombinatit, duke kryer ritin e faljes.

Oficerët e policisë kanë siguaruar pamjet e Xhamisë dhe janë verifikuar. Në pamjet filmike të siguara nga News 24 shihet Serezi teksa shfaqet në objektin e kultit bashkë me një grup besimtarësh të tjerë.

Prokuroria e Tiranës i ka dërguar pamjet për ekspertim. Mbi bazën e këtij pretendimi, ish-polici ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatë, por s’ka mundur të rifitojë lirinë. Gjykata ka deklaruar se do t’i vlerësojë këto pretendime, vetëm nëse prokuroria paraqet pamjet filmike si provë.

Kujtojmë që Memli Begalla u ekzekutua në muajin shkurt në zonën e ish-Bllokut, nga dy persona të maskuar, të cilët teksa largoheshin u fiksuan nga kamerat e sigurisë.

Të fundit