Flash News

KRYESORE

‘Isha për peshk, nuk di si ta shpjegoj...’, dëshmia e të arrestuarve për vjedhjen në Prokurorinë e Durrësit

‘Isha për peshk, nuk di si ta shpjegoj...’, dëshmia e

Gjykata e Durrësit la në burg tre të arrestuarit si të dyshuar për grabitjen e Prokurorisë pak ditë më parë. Në sallën e gjyqit asnjë prej të ndaluarve nuk e pranoi akuzën e ngritur.

I arrestuari besnik Bushi u shpreh gjatë seancës gjyqësore se natën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë për peshim. “Natën e ngjarjes kam qenë duke peshkuar me nipin dhe një shokun e tij në det. Kam ardhur vetëm dy herë në ambientet e brendshme të prokurorisë, shtate vite me pare kur punoja si elektricist dhe bëmë ca punime brenda prokurorisë dhe dy vite me pare kur u paraqita pranë oficerit të policisë gjyqësore për një vjedhje për të cilën akuzohesha”, tha Bushi.

Ndërsa i dyshuari Artur Isa u shpreh se nuk ka qenë asnjëherë në ambientet e Prokurorisë. “Nuk kam qenë kurrë në ambientet e brendshme te prokurorisë. Mbrëmjen që ka ndodhur ngjarja isha në shtëpi me nënën dhe familjen time, ditën e nesërme shkova ne pune. Jo vetëm për rastin në fjalë por në asnjë rast të vetëm nuk kam shkelur brenda në Prokurori. Nuk di të shpjegoj se si ka përfunduar prova shkencore ne zyrën e prokurorit Afrim Shehu. Nuk di të them se si kanë përfunduar shenjat e gishtave te mi nën tavolinën e prokurorit dhe mbi kapakun plastik të serverit”, deklaroi Isa para trupit gjykues.

Por këto pretendime të tyre nuk u morën parasysh nga gjykata e cila dha masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Të fundit