Flash News

KRYESORE

“Isha te dentisti në momentin e ngjarjes”, deklarata e të akuzuarit për grabitjen në Rinas

“Isha te dentisti në momentin e ngjarjes”, deklarata e të

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot të lërë në burg Admir Murataj. Murataj akuzohet si autori i grabitjes së blindave të parave më 9 shkurtë të 2016 në Qafë-Kashar në Rinas.

Ai ka deklaruar para trupit gjykues së nuk ka lidhje me çështjen dhe se e mbajnë kot në burg. Sipas tij ai ka qenë të dentisti në momentin që është kryer grabitja, gjë të cilën e deklaron dhe avokati i tij Visha dhe se sipas avokatit, ky fakt është i vërtetueshëm.

Admir Murataj ka 13 identitete të rremë dhe ai i vërteti është Admir Nikaj. I akuzuari është me origjinë nga Tropoja, por bashkë me familjen janë shpërngulur më familjen në Fushë-Prezë. Nikaj njihej dhe më parë nga policia për një sërë veprash kriminale. Ai ka qenë i arrestuar në Greqi dhe i arratisur nga burgu i Trikallës.

 

Të fundit