Flash News

KRYESORE

“Ishim miq të mirë”, Agron Gjekmarkaj i zhgënjyer me ‘rilindasin’ Sandër Lleshaj

“Ishim miq të mirë”, Agron Gjekmarkaj i zhgënjyer me

Pedagogu Agron Gjekmarkaj është shprehur se me ministrin e Brendshëm, Sander Lleshaj ka pasur një miqësi të hershme, por tani nuk ka më ndonjë kontakt me të. Në emisionin ‘Provokacija’, Gjekmarkaj shtoi se Lleshaj është shndërruar në një general 'rilindas', që nuk lë rast pa shprehur mirënjohje per kryeministrin Edi Rama.

“Së pari nuk e kam dërrmuar aq shumë sepse nuk jam marrë në  mënyrë eksplicite me të. Unë nuk kam ndryshuar mendim nëse është i ndershëm apo i pandershëm. Nëse është i lidhur apo jo me kriminelët, apo me drogën. Unë e kam pasur mik dhe ajo çka unë kam besuar dhe besoj ende. Dhe nuk e di nëse e kam më mik sepse nuk e kam kontaktuar, por e kam patur mik dhe këtë e di me siguri. E kam menduar një njeri të ndershëm dhe korrekt dhe mendoj se është ende në këtë pikëpamje. Por ai tani në çdo moment do t’i shprehë mirënjohje Edi Ramës. Unë  e kam menduar si gjeneral më të tërhequr, por tani ai është gjithnjë e më shumë politik. Është më i përfshirë tek PS. Nga gjeneral ai është shndërruar në rilindas. Unë e vuaj këtë pjesë, sepse unë kam menduar se ai do të mbetej një gjeneral i Ministrisë së Brendshme”, sqaroi Gjekmarkaj.

Lleshaj erdhi në krye të ministrisë pas disa viteve si këshilltar i Edi Ramës, teksa zuri vendin e Famir Xhafajt që u dorëhoq në manyrë të mistershme Tetorin e vitit të kaluar.

Të fundit