Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Ishin dënuar në Shqipëri, ekstradohen dy shtetas nga Italia dhe Greqia
Dy shtetas janë ekstraduar nga Interpol Tirana pasi janë dënuar për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit të policisë, u krye ekstradimi i shtetasit shqiptar M. M, 35 vjeç, lindur dhe banues në Mamurras.
“Shtetasi M.M ishte në kërkim ndërkombëtar pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë me shkresë 183/1 dt.13.12.2013, ka dërguar urdhër për ekzekutimin e vendimit penal nr.22, dt.07.03.2013, të Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila e ka vendosur dënimin e tij me 8 vite burg, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen" dhe "Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur", të parashikuara nga nenet 290/2 e 291 të Kodit Penal”, njofton policia.
Gjithashtu po nga Interpol Tirana u ekstradua nga Greqia drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar A.A, 41 vjeç, lindur dhe banues në Devoll.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi me vendimin nr. 83 datë 16.02.2012, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 5 vite burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike"”, thuhet në njoftimin e policisë.