Flash News

KRYESORE

Ishin nisur për koncert, aksidentohen dy anëtarët e "Threedots"

Vera është e mbushur me koncerte, por një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur dy prej pjestarëve të "Threedots". Bëhet fjalë për Brunon dhe Mir Vathin.

Dy ditë më parë ata ishin duke udhëtuar drejt Korçës për një koncert. Në afërsi të Maliqit, artistët kanë pësuar një aksident automobilistik. Vetura e tyre ka devijuar nga rruga, duke rënë përmbys nga lartësia ku ndodhej.

Burime për “News31.al” kanë siguruar disa foto nga vend-ngjarja, ku shfaqet makina e dëmtuar dhe skena e aksidentit. Të njëjtat burime tregojnë se për fat të mirë edhe Bruno edhe Miri janë jashtë rrezikut për jetën dhe momentalisht ndodhen në një nga spitalet e Tiranës

Të fundit