Flash News

KRYESORE

"Ishte aq e vështirë sa mendoja rikthimin", kuzhinieri që gatuan receta shqiptare në Amerikë

"Ishte aq e vështirë sa mendoja rikthimin", kuzhinieri

Bledar Istrefi është larguar nga Shqipëria me familjen pasi fitoi lotarinë amerikane. Për rreth 13 vite ai nuk është kthyer në Shqipëri që nga dita kur ai u largua nga vendi i tij. Ai nuk dinte aspak anglisht dhe fillimisht punoi në një restorant italian si pjata larës dhe më pas si kuzhinier.

Fillimet kanë qenë aq të vështira për Bledarin saqë mendonte të rikthehej në Shqipëri sa më shpejt të ishte e mundur, mirëpo pas shumë vitesh pune të lodhshme, ai vendosi të realizojë ëndrrën ë të madhe: të ketë restorantin e tij.

Restoranti i tij frekuentohet nga amerikanë dhe turistë të shumtë në shtetin e Filadeflias. Shef Bledari zgjedh të realizojë kombinime interesante në menu, duke ndërthurur menunë italiane dhe atë tradicionale shqiptare.

Në restorantin e tij ai ka të punësuar disa shqiptarë dhe amerikanë.

Të fundit