Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Ishte bllokuar nga bora, Forcat e Armatosura i shpëtojnë jetën nënës së dy fëmijëve
Forcat Armatosura kanë arritur të transportojnë për në spitalin rajonal të Kukësit një 38-vjeçare, e cila ishte e bllokuar në shtëpinë e saj, në fshatin Tejdrinë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
38-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, paraqitej me temperaturë të lartë dhe e kishte të pamundur të transportohej për në spital për shkak të bllokimit të rrugës nga bora.
Efektivët e Brigadës së Mbështetjes Rajonale të Kukësit dhe një mjet i rëndë, u nisën drejt fshatit Tejdrinë por për shkak të trashësisë së borës, ushtarakëve iu desh të ecnin edhe për rreth 1 orë e gjysmë në këmbë deri në shtëpinë e të sëmurës.
Tashmë 38-vjeçarja ndodhet në spitalin e Kukësit nën kujdesin e mjekëve.