Flash News

KRYESORE

Ishte debitor, abonenti qëllon me çifte punonjësit e OSHEE që po i ndërprisnin energjinë

Ishte debitor, abonenti qëllon me çifte punonjësit e OSHEE

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dushk të qytetit të Belshit, pranë Elbasanit, ku një debitor i energjisë elektrike ka qëlluar me armë në drejtim të grupit të kontrollit të OSHEE, që kishte shkuar t’i ndërpriste energjinë.

Sipas informacioneve, mësohet se abonenti Bedri Muça, me nr kontrate ‘82941’, kishte 3 muaj që nuk kishte paguar energjinë dhe për këtë ishte njoftuar më parë.

Në momentin që grupi i prerjeve të energjisë po kryente punën, Muça ka ofenduar e kërcënuar elektriçistët, duke qëlluar me çifte në drejtim të tyre.

Grupi i OSHEE ka kryer kallëzim penal ndaj abonentit në fjalë dhe sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar personin.

Të fundit