Flash News

KRYESORE

Ishte i dehur, arrestohet shoferi i autobusit në Tiranë

Ishte i dehur, arrestohet shoferi i autobusit në Tiranë

Një shofer autobusi në Tiranë është arrestuar nga policia për drejtim të mjetit në gjendje të dehur. Policia njofton se një drejtues autobusi i linjës Tufinë-Qendër i cili drejtonte autobusin në gjendje të dehur, ku testi i parë rezultoi 0.56 mg/l dhe testi i dytë 0.66 mg/l.

Drejtuesi i autobusit  Besnik H, 52 vjeç, banues në Tiranë,  u arrestua në kushtet e flagrancës për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Ndërkohë, gjatë fundjavës, janë arrestuar 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 2 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ku një drejtues mjeti shtetasi J.M, u ndëshkua për 6 shkelje njëherësh, konkretisht: Nuk ju bind shenjës së ndalimit të punonjësit të policisë, nuk rregullon shpejtësinë veçanërisht në qendrat e banuara, vazhdon lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë, rezultoi nën efektin e alkoolit ku testi i parë 0.70 mg/l testi i dytë 0.65 mg/l,  mjeti me xhama të errësuar si dhe debitor me një masë plotësuese të pashlyer.

Gjithashtu janë hequr 75 leje drejtimi, nga këto:

24 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur,

41 për shpejtësi tej normave të lejuara në autostradë dhe në qendrat e banuara,

10 për shkelje të tjera .

Po gjatë fundjavës janë vendosur 1751 masa administrative nga këto:

-98 për mosvendosje të rripit të sigurimit

- 180  për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit

-73 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

-161 për parakalim të gabuar.

- 41 masa për shpejtësi tej normave të lejuara.

-6 masa për shkelje semafori.

-4 masa për mungesë të Kontrollit Teknik dhe Siguracion.

 

Të fundit