Flash News

KRYESORE

Ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje, arrestohet në Hollandë shqiptari

Ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje, arrestohet në

Një shqiptar i dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasje ka rënë në prangat e policisë hollandeze.

Sipas policisë në pranga ka rënë shtetasi Hektor Mahmutaj i cili është dënuar për vrasjen e një bariu në një fshat të Fierit.

Bëhet me dije se Mahmutaj është emër i njohur për policinë pasi prej disa vitesh jetonte duke u fshehur në Angli, por u zbulua pas denoncimit të ish-gruas për një armë pa leje, ndërsa shmangu ekstradimin. Tashmë pritet kërkesa nga Shqipëria drejt Holandës për të bërë ekstradimin e tij me qëllim vuajtjen e dënimit për vrasjen e bariut në Fier.

Të fundit