Flash News

KRYESORE

Ishte dënuar me burg në Shqipëri, ekstradohet nga Italia 46-vjeçari shqiptar

Ishte dënuar me burg në Shqipëri, ekstradohet nga Italia

Policia italiane ka ekstraduar nga Milano drejt vendit tonë një 46-vjeçar shqiptar pasi ishte denuar me burg për plagosje me armë zjarri të një tjetër shtetasi shqiptar.

Burime të policisë bëjnë me dije se është ekstraduar shtetasin Arjanit Dino lindur në Ballsh – Fier, pasi më  datë 12.06.2013, në Ballsh në një lokal ku ka pasur të pranishëm edhe klientë , pas një konikti për motive të dobëta, ka plagosur në këmbë me armë zjarri pistoletë, shtetasin B.L.

NJoftimii i policisë:

Policia italiane ekstradoi nga Milano drejt vendit tonë 46- vjeçarin shqiptarin Arjanit Dino lindur në Ballsh – Fier. Më datë 12.06.2013, në Ballsh – Fier, në një lokal ku ka pasur të pranishëm edhe klientë , pas një konikti për motive të dobëta, ka plagosur në këmbë me armë zjarri pistoletë, shtetasin B.L. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier , me Vendimin Penal datë 24.09.2013, e ka dënuar me 4 vjet e 3 muaj burg për kryerjen e veprave penale “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 89, 274 dhe 278/2 të Kodit Penal. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali , duke u nalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tone.

Të fundit