Ishte dënuar me 8 vjet burg në Itali, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari nga Kruja

Është vënë në pranga një 42-vjeçar i kërkuar nga drejtësia italiane dhe i dënuar me 8 vjet burg për “Vjedhje me dhunë”.

Sipas policisë, Ilmi Demiraj  42 vjeç, lindur në Krujë dhe banues Tiranë u arrestua në rrugën “Teodor Keko”, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

“Specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP.Tiranë në bashkëpunim me Specialistët e Interpol Tirana, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë një pune të mirëorganizuar hetimore, në rrugën “Teodor Keko”, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim ekstradimi shtetasin:

– Ilmi Demiraj  42 vjeç, lindur në Krujë dhe banues Tiranë.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lucca Itali e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë punën për plotësimin e proceduarave me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, njofton policia.