Flash News

KRYESORE

Ishte duke lëvizur me biçikletë, makina përplas për vdekje 30-vjeçarin në Fier

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, kur për pasojë ka humbur jetën një 30-vjeçar. Mësohet se, i riu ishte duke lëvizur me biçikletë në momentin që u përplas nga një makinë.

30-vjeçari, me iniciale Q. M., banues në fshatin Mbrostar, Fier, ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje si pasojë e plagëve të rënda.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në fshatin Qenas, të Fier, në afërsi të një karburanti. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit