Flash News

KRYESORE

Ishte duke notuar në det, mbytet në Tale një 12-vjeçar

Ishte duke notuar në det, mbytet në Tale një 12-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë, ndërsa një i mitur është mbytur në plazhin e Tales. Mësohet se, viktima ishte një 12-vjeçar banues në fshatin Borizan, Fushë-Krujë.

Nuk dihen ende detajet e ngjarjes së rëndë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Më  datë 26.07.2020, në Tale , Lezhë është mbytur në det i mituri 12 vjeç ,  banues në fshatin Borizanë, Fushë Krujë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit