Flash News

KRYESORE

"Ishte e pamundur ta shpëtonim", gjendet e mbytur gruaja në Himarë

"Ishte e pamundur ta shpëtonim", gjendet e mbytur gruaja në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Himarë, teksa 4 persona kishin dalë me varkë për të mbledhur rrjetat e peshikimit dhe si pasojë e motit me stuhi varka e tyre u përmbys.

Tre prej tyre arritën të shpëtonin ndërkohë që një grua është gjetur e mbytur nga forcat policore pas disa orësh kërkime në det.

Sipas policisë, personat i përkisnin të njëjtës familje. Gruaja ishte në varkë së bashku me një shoqërues, bashkëshortin dhe djalin.

Vetë shoqëruesi i varkës tha se tentuan të shpëtojnë gruan, mirëpo ishte e pamundur, pasi mund të mbyteshin edhe vetë.

Ai tha se deti mbante stuhi e nuk mund të bënin dot gjë.

Të fundit