Flash News

KRYESORE

Ishte i papunë dhe bënte jetë luksoze, arrestohet shqiptari në Itali

Ishte i papunë dhe bënte jetë luksoze, arrestohet shqiptari

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar pasi pasi i gjeti në shtëpinë e tij në Ponente Liguria, lëndë narkotike dhe armë zjarri.

Dyshimet e policisë morën shkas nga fakti që shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, bëntë jetë luksoze edhe pse nuk ishte në marrëdhënie pune.

Në dollapin e fshehtë që ndodhej në dhomën e tij të gjumit, policia arriti të sekuestronte 72,58 gram kokainë, një pistoletë të kalibrit 22 të modelit “short & long” dhe një paketë me 46 plumba të kalibrit 22.

Ai u arrestuan nën akuzën e për armëmbajtje pa leje  dhe shpërndarjes së lëndës narkotike në të gjithë Riviera Ligure ku kishte krijuar rrjetin e tij.

Të fundit