Flash News

KRYESORE

A ishte kandidatura për kreun e PD një vendim i momentit? Selami përgjigjet

A ishte kandidatura për kreun e PD një vendim i momentit? Selami

I ftuar në “Studio e Hapur” Eduard Selami ka folur mbi koandidaturëne tij për kreun e Partisë Demokratike.

Sipas tij kjo kandidaturë ishte një hap i mirë menduar. Vjen si një kontribut që dëshiron të japë për PD dhe për këtë ka gjetur edhe mbështetjen e Bashës fillimisht.

Fjala e Selamit:

“E menduar patjetër, vij për të dhënë një kontribut. Për ta kthyer PD në një parti bashkëkohore. E mendova por në një bisedë me Z. Basha duke qenë se isha shkëputur për një kohë të gjatë , kjo kërkesë e imja gjeti mbështetje te zoti Basha. Në takimet private Basha është një njeri që shumë rrallë që mos të biesh dakort por nga ajo e thënë në të bërë është shumë ndryshe ndaj kemi pasur përplasje.

Pse po e vazhdoni garën?

Një tokë e pluguar keq është më mir se një tokë e papluguar.Basha nuk e dha dorëheqjen, mendoj se po gabon si politikan i ri por ky është vendim i tij. Garën nuk e kam thjesht me Bashën por me vizionin bashkëkohor.E dhe garat e pabarabarta mund të fitohen.Forca e fushatës sime është në modelin që po ofroj.”

Të fundit