Flash News

KRYESORE

Ishte kritik i ‘Vetëvendosjes’, Buzhala tregon pse ka ndryshuar qëndrim: E mbështes, kanë tjetër sjellje

Ishte kritik i ‘Vetëvendosjes’, Buzhala tregon pse ka ndryshuar

Gazetari Berat Buzhala, drejtor i ‘Gazeta Express’, ka sqaruar pse së fundmi po e mbështet partinë Lëvizja Vetëvendosja, e udhëhequr nga Albin Kurti. I ftuar në emisionin ‘Frontal’, Buzhala ka deklaruar se nuk ka ndryshuar qëndrimet e tij, mirëpo Vetëvendosje është në gjendje tjetër tani.

“Irritimi im me VV kanë qenë kur disa deputetë të Vetëvendosjes që flisnin për korrupsion merrnin paga nga Devollët. Pika ime e kthesës është kur Albin Kurti i godet vëllezërit Devolli në Kuvend, edhe atëherë e kam shkruar një kolumnë, kur me një fjalim spektakolar ka goditur të gjithë bashkëpunëtorët e Devollëve”, ka thënë ai.

Buzhala thotë se raportet e tij me ‘VV’ në asnjëherë nuk kanë qenë personale, por ka qenë kundër mohimit të shtetësisë së Kosovës.

“S’kam pasur arsye të urrej Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen, por mënyra e veprimit të tyre për mua ka qenë absolutisht i papranueshëm. Tash kanë qëndrim tjetër për Kosovën. Edhe përfaqësuesen e urojnë sa herë që fiton. Më herët Visar Ymeri uronte Shqipërinë, por jo edhe Kosovën kur fitonte”, ka shtuar analisti.

Sipas Buzhales, nga LVV janë larguar njerëzit që kishin lidhje me biznesmenë si Devollët.

Të fundit