Flash News

KRYESORE

Ishte me pushime në Zvicër, ndërron jetë shqiptarja 43-vjeçare

Ishte me pushime në Zvicër, ndërron jetë shqiptarja

Një grua shqiptare me banim në Itali, ka humbur jetën në Zvicër teksa kishte shkuar për pushime me familjen e saj.

Ngjarja ka ndodhur në Lavertezzo, Kantoni Ticino ndërsa trupi i saj u tërhoq nga rryma e lumit “Verzasca”, në zonën ku ndodhet ura romake “Ura e kërcimeve” në zonën Aquino rreth orës 13:00.

Ajo u dërgua në spital me helikopter në gjendje të rëndë, ku ndërroi jetë mbrëmjen e së mërkurës.

Viktima është Elvis Fistha, 43 vjeçare me origjinë shqiptare, banuese në Cadorago prej 15 vjetësh që kurse ishte martuar.

Paraprakisht, dyshohet se ajo ka pësuar një goditje në kokë gjatë hedhjes në lumë.

Të fundit