Flash News

KRYESORE

Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 43-vjeçari nga Tirana

Ishte në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 43-vjeçari

Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për një sërë krimesh që kishte kryer në Itali.

Shtetasi me inicialet P.L, banues në Tiranë u arrestua me qëllim ekstradimin e tij në shtetin italian, ku është dënuar me 20 vite burg për veprat penale ”trafik droge”, “plagosje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Të fundit