Flash News

KRYESORE

Ishte në kërkim ndërkombëtar dhe përdorte dy emra, arrestohet 40-vjeçari nga Bulqiza

Ishte në kërkim ndërkombëtar dhe përdorte dy emra,

Një 40-vjeçar nga Bulqiza, është arrestuar nga policia e Dibrës pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale në Itali.

Shtetasi shqiptar përdorte dy emra, Ylber (Dylber), Kaja (Markja) dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Avellinos kishte lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar për veprat penale, “Pjesëmarrje në organizata kriminale’, ‘Vjedhje me armë”, “Kryerje e marrdhënieve seksuale me dhunë”.

Ai ishte dënuar me 9 vite burg dhe po kryhen procedurat e nevojshme për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Të fundit