Flash News

KRYESORE

Ishte në kërkim për tre akuza, arrestohet 36-vjeçari

Ishte në kërkim për tre akuza, arrestohet 36-vjeçari

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi ishte shpallur në kërkim për tre akuza.

Në pranga ka rënë shtetasi, Dino Abazi , 36 vjeç,  lindur në Dibër, dhe banues në Vlorë.

Sipas njoftimit të policisë, ky shtetas më datë 14.03.2018 ka ardhur i deportuar nga shteti Italian dhe pas verifikimit nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në Drejtorinë e Policisë Kufitare dhe Migracionit Durrës, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë pasi:

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, më datë 22.11.2017, ka  caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprat penale  “Trafikim i lëndëve narkotikë”, ”Pastrim i produkteve të veprës penale” dhe ”Grup i strukturuar kriminal”.

Të fundit