Flash News

KRYESORE

Ishte në kërkim për vjedhjen e tre makinave, arrestohet 27-vjeçari

Ishte në kërkim për vjedhjen e tre makinave, arrestohet

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 27-vjeçar i cili ishte shpallur person në kërkim për grabitje automjetesh. N pranga ka rënë shtetasi Mentadent Veinca, banues në fshatin Grilë, Malësi e Madhe, i akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes”.

Policia ka dokumentuar tre ngjarje që dyshohet se janë kryer nga 27-vjeçari.

Më datë 27.05.2018, në lagjen “Vasil Shato”, Shkodër, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit Gj. Q.

Më datë 27.05.2018 në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër, ka vjedhur mjetin në pronësi të shtetases F. Xh.

Me datë 14.10.2018, në fshatin Vrakë Malësi e Madhe i ka vjedhur shtetasit E. Gj. mjetin dhe një bageti të trashë (Lopë).

Të fundit