Flash News

KRYESORE

Ishte në kërkim, shqiptari arrestohet kur po hipte në avion

Ishte në kërkim, shqiptari arrestohet kur po hipte në avion

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në aeroport në momentin që do të hipte në avion me destinacion Milanon.

Shqiptari rezulton i shpallur në kërkim që prej vitit 2012 dhe Gjykata e Apelit të Triestes e ka dënuar me 2 vite e 10 muaj burg dhe 14 mijë Euro gjobë për trafik të lëndëve narkotike. 34-vjeçari duhet të vuajë edhe 1 vit e 10 muaj burg.

Autoritetet italiane në aeroport vunë re se dokumenti i 34-vjeçarit përmbante të dhëna që nuk përputheshin me identitetin e tij. Edhe pse, dokumenti i shqiptarit ishte i rregullt dhe i ligjshëm ai u arrestua menjëherë dhe u dërgua në burgun e Pagliarelli.

Të fundit