Flash News

KRYESORE

Ishte në listën e 742 më të kërkuarve, ekstradohet nga SHBA i dënuari për vrasjen e 2 personave

Ishte në listën e 742 më të kërkuarve, ekstradohet nga

Është ekstraduar nga SHBA një shtetas i dënuar me 25 vjet burg për vrasje në bashkëpunim të dy personave.

Bëhet fjalë për Narbis (Niko) Koxhaj (Goxhi), 47 vjeç, nga Gjirokastra. 47 vjeçari në 2013-n ka qenë në listën e 742 personave më të kërkuar nga policia shqiptare.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Washington kanë ekstraduar sot nga SHBA, Koxhajn, i shpallur në kërkim në vitin 1997. Ai u kap në SHBA, falë bashkëpunim të Interpol Tirana me Interpol Washingtonin.

Policia bën me dije se kapja dhe ndalimi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me vendim penal të marsit 2003, e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale "Vrasje me dashje kundër dy apo më shumë personave e kryer në bashkëpunim", "Trafikimi i armëve dhe municionit".

Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në D.V.P.Berat ekzekutuan vendimin e Gjykatës ndaj këtij shtetasi.

Të fundit