Flash News

KRYESORE

“Ishte në listën e zezë të kryeministrit Rama, emërohet drejtor në hipotekën e Tiranës”

Kryeministri Edi Rama vijon riciklimin e drejtorëve, të cilët më herët kanë qenë akuzuar për korrupsion nga vetë ai. Të paktën, kështu shkuan ish-kryeministri Sali Berisha në një denoncim të publikuar në rrjetet sociale.

Sipas Berishës, ish-kryetari i hipotekave në Vlorë, Rezart Elmazi është emëruar së fundi nga kryeministri Rama në krye të drejtorisë së hipotekës në Tiranë, të cilat në muajin qershorë do të bashkohen me ALUIZNI-n.

Elmazi ishte pjesë e listës së 100 drejtorëve të korruptuar që u denoncuan nga kryeministri Rama, ku ai renditej i 30-ti në listë. Në atë kohë Elmazi ishte Drejtor i Hopotekës së Vlorës.

Statusi i plotë:

Hajduti i tokave te Vlores dhe Bregut shperblehet nga Rama duke e emeruar drejtor ne hipoteken e Tiranes! sb

“Edvin Rama ka emeruar Drejtor tek Aluizni Tirane kryehajdutin e hipotekes Vlore Rezart Elmazi, te cilin e perfshiu edhe ne listen e zeze. Ka grabitur e falsifikuar toka e prona ne Narte, Uji i ftohte, Radhime, Borsh, Palase, Karaburun. Eshte pjese e bandes tepelenase te pronave te bregut drejtuar nga Alket Hyseni, deputet, krahu i djathte i Rames per vjedhjet ne qarkun e Vlores. Rezarti ka hesape personale ne Vlore. Do e degjoni.

Hajduti Alket Hyseni paska kercenuar opoziten sot me reformen ne drejtesi. Ai me bastardin Rezart Elmazi, ish drejtor i hipotekes Vlore dhe banditet e tjere tepelenas kan grabitur toka ne bregdet. Megjithse e kemi denoncuar nuk po e permend askush.

Të fundit