Flash News

KRYESORE

Ishte në ‘listën e zezë’ të Ramës por sot u shfaq si drejtor, deputetët e PS kundër kryeministrit: Gaboi

Ishte në ‘listën e zezë’ të Ramës por sot u

Para nisjes së mandatit të dytë qeverisës, Edi Rama publikoi një listë me emrat e 100 zyrtarëve të cilët, duke ju referuar të dhënave të qytetarëve, i cilësoi si të korruptuar. mes emrave ishte edhe ai i Ani Dyrmishi i cili mban aktualisht postin e drejtorit të Hekurudhës.

Dyrmishi ishte sot në komisionin e Ekonomisë për të raportuar para deputetëve. Në prezencën e tij, deputetja Jorida Tabaku solli në vëmendje faktin që Dyrmishi ishte pjesë e listës së zyrtarëve të korruptuar të publikuar nga vetë Rama.

“Shoh këtu një person, Ani Dyrmishi, është i ftuar. Me një kërkim në Google, më rezulton që të jetë shpallur nga kryeministri Rama ndër 100 zyrtarët më të korruptuar. Tani, nëse e marrim për standard Ramën, çfarë bën ky person sot në parlament?”, u shpreh Tabaku.

Konstatimi i deputetes së PD-së solli reagimin e kolegëve të saj socialist. Deputeti Pjerin Ndreu në reagimin e tij tha se Rama u nxitua me publikimin e asaj liste.

“Duhet të kemi kujdes kur ju referohemi informacioneve, jo të gjitha informacionet janë fakte. Kryeministri ka marrë përsipër të bëjë një publikim të tillë, për mua ka qenë një gabim dhe ju e dini, aty ka pasur edhe raste të tjera flagrante”, tha Ndreu.

Nga ana e tij, vetë Dyrmishi zgjodhi të mos bënte asnjë koment.

Të fundit