Flash News

KRYESORE

Ishte pa biletë, studentja vdes e ngrirë pasi e zbritën nga autobusi

Iryna Dvoretska, studente e mjeksisë është vajza 21-vjeçare nga Ukraina, e cila u gjet e ngrire në mes të dëborës. Vajza nuk kishte bilete dhe shoferi i autobusit e zbriti  dhe pse ajo ishte shumë larg qendrave të banuara dhe temperaturat arrinin në minus 20 gradë.

Pasi zbriti ng autobusi, Irina tentoi të arrinte në fshatin më të afërt rreth katër milje më tutje, në orën 4 të mëngjesit. Besohet se Iryna filloi të ecë përgjatë rrugës dhe më pas u përpoq të merrte një rrugë më të shkurtër nëpër pyll.

Sipas mediave lokale, Iryna u nis nga fshati i saj, Rudnya-Knochynska për të vizituar nënën e saj të sëmurë në një spital në Olevsk të Ukrainës veriore.

Trupi i pajetë u gjet dy ditë më pas nga i ati. Ndërsa ndaj shoferit që e la në të ftohtë vajzën kanë nisur hetimet.

Të fundit