Flash News

KRYESORE

A ishte i qëllimshëm aksidenti i 23-vjeçares që humbi jetën mbrëmë? Dyshimet e para të policisë

A ishte i qëllimshëm aksidenti i 23-vjeçares që humbi

Kanë dalur të tjera detaje në dritë sa i përket fundit tragjik të 23-vjeçares e cila humbi jetën mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas gazeëtës “Panorama”  Elena Avdillari ka hyrë rreth orës 21 të mërkurën dhe ka bërë check-in në Portin e Durrësit. Pas check-in-it, Avdillari është kthyer nga policia kufitare pasi kishte shumë hyrje-dalje nga Shqipëria drejt Italisë. Vetëm, për vitin 2017 mësohet se 23-vjeçarja ka bërë 14 hyrje në këtë port.

Po ashtu mësohet se policia italiane kishte informacione se Elena Avdillari punonte në punë të paligjshme në shtetin fqinj dhe për këtë autoritetet italiane i kishte kërkuar autoriteteve shqiptare për mos lejimin e saj drejt Italisë. E reja nisej drejt Italisë me traget nga Durrësi dhe kthehej me avion nga Rinasi.

Pse dyshohet aksident i qellimshem

Burime nga grupi i hetimit bëjnë me dije se po hetohen në dy pista, aksident dhe aksident i qëllimshëm nga ana e drejtuesit të mjetit tip Benz. Drejtuesi i Benzit po lëvizte me rreth 150 km/orë, kurse taksia me 80 km/orë.

Benzi i ka bëtë sinjal me drita për të hapur krahun, taksia e ka hapur pjesërisht, për shkak të errësirës dhe shpejtësisë së madhe, benzi e ka goditur në fenerin e majtë taksinë. Taksia ka ecur disa metra dhe në kohën që është afruar te karburanti, marmita i ka kapur në bordurë, dhe është ngritur në ajër, ka bërë një rrotullim dhe është kthyer përmbys, ashtu si edhe u gjet.

Taksisti dhe vajza që ishte në sediljen e pasagjerit kanë vdekur në vend. Ndërkohe që në makinën benz janë gjetur të hapur të dy airbeg-ët, si dhe janë gjetur njolla gjaku brenda në pjesën e shoferit. Një aksident fatal i mori jetën asaj dhe taksistit nga Durrësi, Bujar Agalliu 60 vjeç. Nga veprimet paraprake të policisë, dyshohet se një mjet tip “Benz” e ka përplasur nga mbrapa mjetin tip taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant. Në mjetin tip “Benz” nuk është gjetur asnjë shtetas, pasi drejtuesi i saj e ka braktisur dhe ia ka mbathur menjëherë, shkruan "Panorama".

Të fundit