Flash News

KRYESORE

“Ishte skandal”, Sinan Hoxha tregon takimin e parë të Andrrës me mamanë e tij

Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Hoxha, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Boom”, ku veç të tjerash ka folur edhe për takimin e parë të bashkëshortes, Andrrës me mamanë e tij.

Ai e ka konsideruar takimin si një situatë jo të këndshme për të pasi, ai priste që Andrra t’i puthte dorën mamasë së tij, ndërkohë që ndodhi e anasjellta.

 “Ka qenë shumë skandal. Mamaja ime kishte vite që e priste. Në momentin e parë, sapo hyn Andrra, mamaja ime, mirë që filloi të qante, por i mori dhe i puthi dorën. Mua komplet tavani më ra sipër kokës. Unë e mora shumë keq. Duhet t’i puthte dorën Andrra asaj, por Andrra e humbi, edhe ajo mbet” ka treguar këngëtari.

Sinani tha gjithashtu se e ëma bëhet më shumë me Andrrën se sa me të. Ajo shpesh i përmend faktin se nusja ka lënë Gjermaninë për të jetuar në Tiranë me Sinanin.

 “Ajo në çdo debat bëhet palë me të, është kështu gjithë kohën: ‘Ej, ka lënë Gjermaninë, ka ardhur në Tiranë për ty”, është shprehet këngëtari.

Të fundit