Flash News

KRYESORE

Ishte vonë për në emision, këngëtarin e dashur të shqiptarëve e ndalon policia në rrugë  

Ishte vonë për në emisionin e mëngjesit ku ishte i ftuar, këngëtarin e dashur të shqiptarëve, Bujar Qamilin e ndalon policia në aksin rrugor Fushë-Krujë-Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku Qamili ishte i ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV.

Mjeshtri i Madh e pranoi në studion e emisionit se kishte nxituar nga Shkodra duke tejkaluar paksa limitet e shpejtësisë për shkak të trafikut të rënduar në disa pjesë të rrugës, veçanërisht në Fushë Krujë dhe aksin Milot-Lezhë.

“U nisa herët dhe trafiku ishte i rënduar, sidomos në segmentin e Fushë -Krujës për në Tiranë. Duke ecur shpejt më ndaloi policia, isha me rrip e në rregull por me ngeli mendja te fjala që më tha polici. I thashë më fal se jam i ftuar në emision dhe tha: S’ka problem, por kujdes veten”, u shpreh këngëtari.

Bujar Qamili foli edhe për koncertin e tij recital që mbajti më 20 mja në Pallatin e Koncerteve në Tiranë.

 

Të fundit