Flash News

KRYESORE

Ishte zhdukur prej ditësh, gjendet në Adriatik kufoma e një burri

Ishte zhdukur prej ditësh, gjendet në Adriatik kufoma e një burri

Pasditen e sotme, në fshatin Adriatik të rrethit të Kurbinit, është gjetur një kufomë.

Policia e Kurbinit bën me dije se kufoma e gjetur në një parcelë toke i përket shtetasit 63-vjeçar me iniciale D.Sh, banues në qytetin e Mamurrasit. Ky i fundit ishte larguar nga shtëpia që më 25 janar dhe konsiderohej i humbur, pasi vuante dhe kurohej nga skleroza.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e viktimës dhe paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.

Kufoma, sipas policisë, do t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjeko-ligjor, për të dalë më pas në një përfundim.

Të fundit