Flash News

KRYESORE

Ishulli i Guamit – Çfarë duhet të dini për territorin amerikan të vendosur në shënjestër nga Koreja e Veriut

Ishulli i Guamit – Çfarë duhet të dini për

Koreja e Veriut ka njoftuar se është duke planifikuar një sulm ushtarak ndaj ishullit të Guamit, në oqeanin Paqësor, territor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Guami ndodhet 3,500 kilometera larg Koresë së Veriut dhe për SHBA-në ka rëndësi strategjike pasi i jep kontroll në detet e lindjes.

Ishulli vullkanik dhe koralor ka pothuajse sipërfaqen e Çikagos dhe një popullsi prej 163 mijë banorësh. Guam preferohet kryesisht nga turistët japonezë dhe koreano jugorë, e kjo industri është e rëndësishme për ekonominë vendase.

Territori tjetër amerikan më i afërt me Guam është Havai, i cili ndodhet 6,500 kilometra larg. Afërsia me Kinën, Japoninë, Filipinet dhe gadishullin Korean, e kanë kthyer ishullin në një pikë jetësore për ushtrinë amerikane.

Gaum u bë territor i SHBA-së në vitin 1898, gjatë luftës amerikano-spanjolle, ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore u kontrollua për dy vite nga Japonia.

Ishulli ka një vetëqeverisje të limituar me një guvernator të zgjedhur, legjislaturë të vogël dhe nuk gëzon të drejtën e votës në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.

Një e treta e ishullit prej 540 km2 është e mbuluar nga bazat e ushtrisë amerikane, e cila ka aty një bazë për anijet dhe një për avionët luftarakë. 6000 marinsa amerikanë ndodhet në këtë ishull, që është përdorur si pikë e rëndësishme edhe gjatë luftës së Vietnamit.

Kim Jong Un e ka vendosur Guamin në shënjestër jo vetëm për faktin se është territori më i afërt amerikan, por edhe për rëndësinë që ka ishulli për ushtrinë amerikane.

Të fundit