Flash News

KRYESORE

ISIS kërcënon sërish Botërorin ‘Rusi 2018’: Fusha do mbulohet me gjakun tuaj

Organizata terrosite e ISIS ka vazhduar të kërcënojë futbollin botëror, duke vënë në shenjestër kompeticionin e Kupës së Botës që pritet të zhvillohet pas disa javësh.

Në montazhin e fundi të ISIS, duken dy terroristë në ambientet e fushës së blertë teksa po u presin kokën dy yjeve të futbollit, Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

“Toka do të mbulohet me gjakun tuaj”, shkruhet në posterin e tyre.

Kujtojmë se ky nuk është kërcënimi i parë i ISIS për Botërorin ‘Rusi 2018’, pasi edhe më parë terroristët kanë publikuar foto të tilla me në qendër imazhin e Messit.

Të fundit