Flash News

KRYESORE

ISIS kërcënon me vdekje djalin e Donald Trump

ISIS kërcënon me vdekje djalin e Donald Trump

ISIS kërcënon për vdekje djalin 11 -vjeçar të presidentit amerikan Donald Trump. Sipas “The Free Beacon”, grupi terrorist po shpërndan detaje personale për 11-vjecarin Barron Trump në kanalet e mediave sociale, duke përfshirë edhe adresën e shkollës së tij.

Instituti për Hulumtime të Medias në Lindjen e Mesme (MEMRI) përktheu thirrjet masive për vrasje në aplikacionin popullor “Telegram”.

“Duke përdorur hashtagun ‘Mbajeni djalin e Amerikës’ përdoruesi me emrin Dak Al-Munafiqeen, që në gjuhën arabe ka kuptimin ‘Godisni hipokritët’, shkruan: “Barron Trump shkon në shkollë në Ëashington”, njofton CBN News.

Postimi është shoqëruar edhe me fotografi të Barron Trump.

Kujtojmë që grupi islamik bëri thirrje për vrasjen e Papa Françeskut në aplikacionin Telegram javën e kaluar.

Të fundit