Flash News

KRYESORE

ISIS konfirmon se Abu Bakr al Baghdadi ka vdekur

ISIS konfirmon se Abu Bakr al Baghdadi ka vdekur

Pak ditë pas humbën qytetin e Mosulit, më i madhi i kontrolluar prej tyre në Irak, ISIS ka konfirmuar vdekjen e drejtuesit të grupit terrorist, Abu Bakr al Baghdadi.

Media irakene ‘al-Sumaria’ raporton se lajmi për vdekjen Al Baghdadit është dhënë fillimisht nga një media lokale e qytetit Tal Afar, në perëndim të Mosulit, që kontrollohet ende nga ISIS. Kjo media nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me datën e vdekjes së terroristit dhe nëse ngjarja ka ndodhur gjatë bombardimeve të avionëve rusë, siç Moska pretendon.

Së fundmi ISIS ka humbur territore të konsiderueshme në Irak dhe Siri, ndërsa parashikohet se fundi i këtij grupi do të vijë brenda këtij viti.

Të fundit