Isli flet për Ori Nebijajn: Ajo është e para që shoh në mëngjes dhe jam me fat se kam ç`të shoh

Dje pasdite në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë i ftuar isli Islami, moderatori i emisionit të mëngjesit në “Wake Up”.

Përveç projekteve në media dhe pasioneve personale të Islit, moderatori ka folur edhe për marrëdhënien me Orin, që shpesh është komentuar nga mediat si një romancë. Kimia e tyre në ekran dhe miqësia jashtë e kranit, shpesh herë ka ngritur dyshimet, edhe pse dyshja vazhdimisht e mohojnë të ketë një lidhje dashurie mes tyre.

“Ori ashtu siç duket në ekran, ashtu edhe është në të vërtetë, është komode, është e qeshur… Ndër personat e parë që shoh në mëngjes është Ori dhe jam me fat se kam ç’të shoh,”- tha Isli duke theksuar se ajo është një mikeshë shumë e mirë për të.