Isli Islami uron kolegen duke e marrë “hopa”

Aq shumë kimi ka mes Isli Islamit dhe Ori Nebiajt në “Wake Up” në Top Channel por edhe jashtë kamerave, saqë shpesh fansat por edhe mediat kanë aluduar se janë në një lidhje bashkë.

Por, dyshja e kanë refuzuar dhe nuk janë ndikuar aspak nga “thashethemet” e mediave dhe e kanë vazhduar njëjtë miqësinë e tyre.

Duke qenë se janë kaq miq të ngushtë, nuk kishte se si mungonte një urim i veçantë nga Isli për nisjen e sezonit të dytë të “Pushime on Top”, të cilin do e moderojnë sërish Ori Nebijaj dhe Flori Gjini.

Me një foto të veçantë ku e merr hopa Orin, Isli shkruan:

“E përcollëm këtë yllin për “Pushime on Top”. Suksese 

Po të njëjtën foto, Ori e ka postuar në profilin e saj në Instagram si një mbyllje për këtë sezon të “Wake Up” ku dhe shkruan:

“Çdo dite bashke, ne te gdhire, ama çdo dite me energji dhe dashuri per punen e palodhur qe bejme te gjithe bashke dhe mbi te gjitha per mirekuptimin dhe shoqerine e rralle qe kemi. Faleminderit ekipit me te mire te @ëakeup_topchannel 😍 Jeni kaq te mire sa besoj sezonin tjeter do jemi me gjate live 😜 #loveuall

Emisioni veror “Pushime on Top” do të nisë me datën 15 korrik dhe do të transmetohet çdo ditë në Top Channel.

 

View this post on Instagram

 

Pardon my french! 👁 @eni.xhixho you got me🔥 Meqe te henen fillojme 😜 @pushime_on_top

A post shared by Flori Gjini (@florigjini) on