Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Sam Sacks/ Wall Street Journal
Në esenë e vitit 1985 për tragjedianin Eskil, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare parashtronte se arritja më e madhe e grekëve të lashtë - madje më shumë se shpikja e filozofisë dhe demokracisë - ishte ndjenja e tyre e "keqardhjes kolektive". Një pretendim i guximshëm, por le ta shohim: Shekuj më parë, grekët kishin hapur një luftë të egër dhe të padenjë moralisht kundër Trojës. Një qytetërim më pak i zhvilluar do të kishte fshirë atë periudhë të turpshme nga kujtesa. Në vend të kësaj, grekët e bënë atë gurthemelin e letërsisë së tyre. "Krimi u ekspozua nga të gjitha këndet nga vetë grekët, pa ndonjë presion të ushtruar nga kombe të tjera", shkruan Kadare. "Ishte një ekzorcizëm i pashembullt, një akt tronditës, në të njëjtën kohë duke çliruar dhe emancipuar. Për herë të parë në historinë e njerëzimit, ndërgjegjja e një populli, me vullnet, i nënshtrohej një trazimi të tillë".
Në një seri librash që nga vitet 1960, zoti Kadare, tani 82, ka ndjekur shembullin e grekëve, edhe në rrethanat më të pamundura. Ai ishte autori më i njohur i Shqipërisë nën sundimin stalinist të Enver Hoxhës, i cili kryesonte një regjim të kolektivizimit të detyruar dhe shtypjes së pamëshirshme, nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1985. Ai është autori më i njohur i vendit të tij.
Nga natyra e vet, totalitarizmi mundohet ta mbajë ndërgjegjen në një gjendje gjumi. Ai kërkon një ngadalësim shpirtëror që lehtëson bindjen. Z. Kadare nuk ishte aspak i lirë nga ndërhyrja e shtetit, përgjatë karrierës së tij pjellore, ai u luhat ndërmjet lëshimeve dhe kritikave të kodifikuara për qeverine e Hoxhës. Botimi dhe censurimi në rastin e tij ndërronin vendet. Megjithatë, siç demonstrojnë tre libra të përkthyer rishtas, ai ka mbetur besnik ndaj asaj që ai e ka quajtur "funksioni themelor i letërsisë: mbajtja e pishtarit moral".
Eseja e Kadaresë për Eskilin botohet së bashku me diskurset për Danten dhe Shakespeare-in në "Ese mbi Letërsinë Botërore", përkthyer nga Ani Kokobobo. Koleksioni shërben si një lloj guri Rozete për të deshifruar ndikimet dhe motivet e tij. Këta klasikë, pohon ai, flasin aq shumë për ‘golgotën’ e shqiptarëve, sa edhe të të tjerëve. Ai e sheh Prometeun e Eskilit, heroin e ndëshkuar ashpër për dhënien e zjarrit njerëzimit, si një nga figurat e para në letërsi kundërshtuese të tiranisë - në këtë rast perënditë shkatërrimtare olimpike - me qëllim "ruajtjen e njerëzimit". Ai e quan Komedinë Hyjnore të vetmen vepër që, për të, “pasqyroi si errësirën dhe dritën e Shqipërisë komuniste". Ai thekson se, ashtu si shkrimtari i Europës Lindore i shekullit 20, Shakespear-i ndoshta ishte nën vëzhgim të vazhdueshëm.
Dialogu i z. Kadare me kodin perëndimor vazhdon në romanin "E penguara" botuar fillimisht në vitin 2009, me ngjarje të vendosura në fillim të viteve 1980. Historia përqendrohet te një dramaturg shqiptar, i njohur me emrin Rudian Stefa. Vepra e tij aktuale në zhvillim, është një dramë që, duke evokuar "Hamletin" dhe "Macbethin", përmban fantazmën e një partizani komunist të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kështu, kur ai thirret për pyetje nga Komiteti i Partisë, supozon se do të qortohet për shkelje të parimeve të realizmit socialist. Në vend të kësaj, hetuesi i kërkon atij diçka krejt tjetër. Rudiani dikur nënshkroi një libër për njëfarë Linda B., një grua e re e mbajtur në arrest shtëpie për shkak të prejardhjes aristokratike të prindërve. Gruaja ka kryer vetëvrasje. Çfarë di Rudiani për të?
Shumë pak, është përgjigjja, dhe misteri shtohet nga shfaqjet e çuditshme të një tjetër gruaje të quajtur Migena, me të cilën dramaturgu është magjepsur. Migena duket se është e interesuar për tragjedinë e Linda B, por ajo zhduket pas marrjes në pyetje - fakti se emri i saj është një anagram i "enigma" e shton gjithashtu misterin- dhe në hutim e sipër Rudiani kërkon ndihmë ku nuk ta prêt mendja: hetuesi. Në një varg skenash që valojnë ngadalë, dramaturgu dhe oficeri i Sigurimit takohen për kafe dhe përpiqen të cysin jashtë sekretet e njëri-tjetrit.
Kadare gradualisht zbulon një parabolë të tundimeve të pushtetit.Si një shkrimtar i njohur ndërkombëtar, Rudiani gëzon privilegje të caktuara brenda regjimit dhe në dialogjet mbytëse bëhen habitshëm e qartë se ai është duke u përpjekur të trysnojë hetuesin që të gjejë Migenën dhe t'a kthejë në shtratin e tij.Pasi Rudiani është në shumë mënyra modeluar sipas vetë z. Kadare, kjo përbën një akt trazues të sinqeritetit dhe vetëzbulimit. "E penguara" është erotike, paranojake dhe ngapak fantastike - fantazma e Linda B. fillon të shqetësojë narrativën ashtu si partizani në pjesën e Rudianit-por ndjenja e tij e përhershme është turpi. "Përpara saj”, mendonte Rudiani për Linda B., "të gjithë ishin fajtorë: ky vend, kohërat në të cilat jetonim, të gjithë, duke përfshirë edhe veten".
Nëse "E penguara", me trajtimin e kompromiseve morale të bëra nën totalitarizëm, është tipike e letërsisë post-komuniste të zotit Kadare, “Kamarja e turpit” ilustron fiction-in shumëstresor që ai krijoi gjatë sundimit të Hoxhës. Ky roman u botua në vitin 1978 dhe është pjesë e dy librave të tij më të mëdhenj, "Ura me Tri harqe" (1979) dhe "Pallati i Ëndrrave" (1981), romane që ripërpunuan historinë dhe folklorin shqiptar me qëllime delikate alegorike.
Ngjarja që formëson romanin është rebelimi i Ali Pashës, guvernatorit shqiptar i cili u përpoq të largohej nga Perandoria Osmane dhe u vra nga forcat e Sulltanit në 1822. Fokusi nuk është kryengritja, por një suvenir i tmerrshëm: koka e e prerë e Ali Pashës, e ruajtur në akull, është transportuar në një shesh të caktuar në Stamboll dhe është shfaqur si një paralajmërim për kryengritësit e mundshëm. Z. Kadare rrotullohet mes një serie personazhesh të ndryshëm ë lidhur me atë stemë të dhunës autoritare. Abdullai është një nëpunës civil 31 vjeçar, puna e të cilit është të kontrollojë kokën çdo ditë dhe të raportojë çdo shenjë të prishjes. Tunxh Hata është ndërlidhësi i cili sjell kokën nëpërmjet malësive të perandorisë dhe fshehurazi mbush xhepat e vet duke ua treguar kokën fshatarëve përgjatë rrugës:
Koka vendos raportin e vet me turmën. Sytë e saj të qelqtë kërkonin sy njerëzorë. Vdekja varet në ajër, dukshëm transparente. Ndërsa i ftohti shtrëngon, spektatorët ndihen të tërhequr më afër kufirit të vdekjes, pothuajse duke e prekur atë. Në pak çaste turma dhe vdekja do të ngriheshin në një unitet të përhershëm dhe të tejdukshëm.
Ashtu si "E penguara", përkthimi është i John Hodgson, i cili ka kapur shkëlqyeshëm përzierjen e tekstit të zymtë dhe devijimet e papritura në imazhe haluçinatore të z. Kadare (errësira në kufi i kujton ndërlidhësit “kokën e një kali të zhveshur nga krifa"). Qëllimet politike të librit janë të qarta dhe të pagabueshme. Duke përshkruar korrupsionin dhe mizorinë e çuditshme të Perandorisë Osmane, z. Kadare kontrabandon një vlerësim të vrazhdë të komunizmit shqiptar. Por, do të ishte gabim të mendonim për këtë roman si një alegori politike oruelliane. Evokimi i të kaluarës është bashkëkohor (turistët dynden në Stamboll për të parë kokën e prerë, dhe pothuajse mund t'i imagjinoni ata të marrin foto me celular) dhe jashtë kohës. Z. Kadare ka më shumë gjëra të përbashkëta me William Faulkner, një shkrimtar që përpunon mitologjinë e legjendave rajonale.
Por, gjithashtu, ky është një projekt moral dhe artistik. Në "Kamaren e turpit", Kadare përshkruan përpjekjet e Perandorisë Osmane për të mbjellë nënshtrim duke i shfarosur Shqipërisë gjuhën dhe zakonet. Ky roman i paharrueshëm i shtohet veprave të tij të përjetshme të rikuperimit kulturor. E kaluara është e pranishme në librat e tij-një fantazmë që ecën në mesin e të gjallëve, ose një kokë e prerë që përpiqet të mbërthejë sytë e saj me të tutë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38