Flash News
Këmbimi valutor sot, me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore
Kthjellime dhe vranësira të pakta, si parashikohet moti sot
EMRAT/ Trafik droge drejt Finlandës, SPAK çon në gjyq 11 anëtarët e grupit kriminal
Aksidentet rrugore rriten 6.8% në gjysmën e parë të vitit; kryeson Tirana
"Jo procedurës së përshpejtuar", Bardhi: Nuk votojmë marrëveshjen me SHBA pa u njohur me tekstin
Ismail Qemali mbi të ardhmen e perandorisë osmane, intervista ekskluzive me korrespondentin e “L’echo de Paris” më 1909
Aurenc Bebja, Francë
“L’Echo de Paris” ka botuar, të hënën e 25 tetorit 1909, në faqen n°3, intervistën ekskluzive të korrespondentit të saj me Ismail Qemalin, në lidhje me të ardhmen e Perandorisë Osmane.
Çështja e Ballkanit
Çfarë do të ndodhë me regjimin xhonturk ?
Deklarata të rëndësishme të Ismail Qemal Beut.
Nga korrespondenti ynë i veçantë :
Londër, 24 tetor.
Qëtësimi i Orientit (Lindjes) varet aktualisht nga dy faktorë :
1° Një zgjidhje paqësore e çështjeve të Kretës dhe, në lidhje me këtë, tetë ditë më parë, duke përdorur informacionin e marrë nga burimi më i mirë, ne theksuam rrezikun e mosveprimit të katër fuqive dhe ekspozuam kompromisin me të cilin, ne kemi arsye për të menduar kështu, do të pajtohej qeveria greke;
2° Nga përgjigjja e dhënë nga ngjarjet në lidhje me pyetjen e bërë dje nga De Raçonigi, bashkëpunëtori ynë Z. Dru : Çfarë do të ndodhë me regjimin xhonturk ? Kam patur fatin e mirë për të pyetur gjerësisht mbi këtë temë një nga burrat më energjik dhe të shkolluar që e ka vënë në pah Revolucionin turk : Ismail Qemal Beun.
Është një shqiptar shtatshkurtër dhe i fuqishëm. Sytë e tij shkëlqejnë, mjekëra e bardhë vë në pah buzëqeshjen e tij. Të pordorura sipas të gjitha nuancave të tyre etimologjike, fjalët franceze rrjedhin lehtë. Bashkëpunëtor i Mit’hat Pashës në 1876, me një eksperiencë prej shtatë vitesh në mërgim, duke vënë në pah cilësitë e mëdha të administratorit si guvernator i Galipolit, i pritur si mbret nga shqiptarët e Beratit, në vendlindjen e tij, pas grushtit të shtetit të 24 korrikut, Ismail Qemal Beu ka ndërmarrë që prej asaj kohe një betejë të guximshme.
Ai është përpjekur të luftojë kundër zakoneve dhe praktikave të imituara nga despotizmi, të përdorura lehtësisht nga revolucionarët e pasur të të gjitha kohërave dhe të gjitha vendeve.
Këshilltar i afërt i Vezirit të Madh Qamil Pasha, i cili e vlerësonte për njohuritë e burrave të shteteve evropiane, i ofroi atij disa herë pushtetin dhe gjatë dorëheqjes së këtij të fundit, në një parlament të terrorizuar, zëri i tij i pavarur u dëgjua. Udhëheqës i Bashkimit Liberal, ngjarjet e 13 prillit e çuan atë në presidencën e Dhomës. Me ardhjen në pushtet të Shefqet Pashës, për t’i shpëtuar litarit, atij iu desht të largohej jashtë vendit.
Por sot, duke besuar në ligjet e vendit të tij, duke dashur të njohë vetëm idetë dhe injoruar njerëzit, ai do të kthehet në Konstandinopojë dhe do të marrë pjesë në proçedurat parlamentare. Pra, ky është Ismail Qemali.
E pyeta :
“A mendoni se regjimi i ri i ka gjetur tashmë themelet e tij të vërteta, dhe se nuk duhet pritur ndonjë përplasje ?”
Ai u përgjigj :
“Shpresoj që çdo përplasje e re do të shmanget në vendin tim dhe unë do të përkushtohem që ta parandaloi atë. Reforma e zakoneve politike të liderëve tanë të tanishëm është kushti i domosdoshëm për një epokë të re stabiliteti. Deri më tani, njerëzit kanë evoluar në Konstandinopojë, por praktikat e qeverisë mbeten të njëjta si në kryeqytet ashtu edhe në provinca. Asnjë reformë nuk është raportuar në administratë, qoftë për punët publike ose drejtësinë. Në pushtetin qendror, në ministritë, ndjekin gjithmonë metodat rigoroze të despotizmit, kështu që regjimin e ri me atë të vjetërin e ndan vetëm një linjë : pakënaqësia e popullit është shumë më e madhe sot, ministrat ekzistojnë vetëm në aparencë : personaliteti i tyre zhduket para Komitetit i cili, që nga dita që thirri ushtrinë në ndihmë kundër Qamil Pashës, i dha vetes rolin e drejtuesit.”
Sipas analizës së fundit, sovraniteti qëndron tani në qarqet e oficerëve të rinj të ushtrisë.
— Cili është mendimi juaj mbi qeverinë dhe personelin legjislativ aktualisht në vend ?
— Burra të shkëlqyer; ata mund të jenë të dalluar, por në fakt nuk janë veçse figurantë (kukulla). Mungesa e karakterit më duket të jetë veçori dalluese e numrit më të madh të tyre. Ju nevojitet një shembull ? Dy ditë para trazirave revolucionare, më 13 prill, Hilmi Pasha, Veziri i Madh, më thirri tek ai duke mu lutur që t’i sillja me vete njerëzit më me ndikim nga miqtë e mi politikë. I përgjigjem ftesës së tij.
— Rreziku është i madh – tha ai – le të pajtohemi për një program, dhe ju do të merrni drejtimin e Ministrisë së Brendshme, të cilën unë e kam lënë për një kohë të gjatë pa drejtues dhe ky post është për ju.
— Ndihma ime nuk ka nevojë të shpërblehet – i thashë; Nesër do të përcaktojmë vijën e politikës sonë.
Të nesërmen ndodhën trazirat. Dhe ja ! Hilmiu nuk pati frikë të më caktojë, që komiteti të hakmerrej, se përballë rrezikut, unë i kisha refuzuar atij ndihmën time.
Disa ditë më vonë, pasi Tufik Pasha mori postin e Vezirit të Madh – e rrespektoj shumë besnikërinë dhe guximin e tij – unë u thirra në pallat, meqë sulltani dëshironte të sigurohej ndaj mendimeve të mia.
Ai bëri disa komplimenta ndaj meje dhe bashkatdhetarëve të mi shqiptarë.
I kthyer në Dhomën e parlamentit, ua komunikoj kolegëve të mi të Shqipërisë, fytyra e tyre ndriçohet nga fjalët e mia. Por ne biseduam në gjuhën tonë amtare. Disa shikime të dyshimta u hodhën mbi ne. “Ju duhet të na tregoni se çfarë ju gëzon”, na thanë. Megjithatë, vura re, se një deputet, i ulur për të dëgjuar më mirë në tryezën time, kishte shënuar disa fjali. Ai papritmas flet :
“E pyeta Ismail Qemalin nëse ai kishte qenë në pallat; ai më tha jo. Unë kam provën se ai shkoi atje. Intriga fatale po zhvillohen kundër nesh.”
Po këta politikanë të njëjtë, të cilët më kanë denoncuar si një mik i Abdul-Hamidit, më kanë raportuar disa muaj më parë në pallat si mik të Reshadit, sulltanit aktual, duke marrë në konsideratë disa raporte policore. Sipas këtyre tipareve, gjykoni atëherë Burrat.
— Por patriotizmi i komitetit është i patundur ?
— Ai u ofrohet të huajve, veçanërisht Gjermanisë dhe Austrisë, ashtu si Regjimi i Vjetër ofrohej gjatë grindjeve tona me Austrinë. Një rast u paraqit për ne që të heqim një pengesë kundër ambicieve të kësaj fuqie. Në të njëjtën kohë kur ne njohëm aneksimin e Bosnjes dhe Herzegovinës, na duhej të kërkonim nga qeveria e Vienës – dhe pastaj nga qeveritë e tjera evropiane – një garanci ushtarake për integritetin tonë territorial. I konsultuar, baroni Marschall, ambasador i Gjermanisë, na pati inkurajuar në këtë drejtim. Por ja që Rifat Pasha nënshkroi konventat austro-turke pa formuluar ndonjë kërkesë. Dhoma mbajti seancën deri në orët e vona të natës për të ratifikuar projektligjin.
“Ose do të japim dorëheqjen – tha ministri – ose do të dalim nga këtu me traktatin e ratifikuar.”
Bërtita : “Është si nën regjimin e vjetër; refraktarët futen në kurth nëpërmjet urisë dhe gjumit.” Nuk më dëgjuan, dhe kur Rifat Pasha, i cili kishte firmosur, erdhi për të kërkuar garancitë austro-hungareze, ata iu refuzuan. Pse kjo tërheqje ? ...
Sot, Gjermania dhe Austria kanë vënë dorën mbi këta oficerë të rinj, ndër të cilët ne duhet të kërkojmë, siç ju thashë më parë, nervin e regjimit tonë; duke i imponuar nga aparati ushtarak, ato mund të rrezikojnë ndërhyrjet më të këqija dhe, përsëri, është e nevojshme të bërtasësh. Interesi kombëtar kërkon që ne të reagojmë kundër ndikimit të tyre; pas ndërtimit të hekurudhës së Bagdadit, ta shfrytëzojmë vetë atë, duke paguar kështu thjesht kapitalet e huaja. Duhet të ndërtohet hekurudha e Bagdadit, mirëqenia e Perandorisë varet nga ajo, por është e nevojshme që kjo hekurudhë të jetë turke, është çështje që prek pavarësinë tonë.
— Cili është përfundimi juaj ? ...
— Ne kemi nevojë për një qeveri të përgjegjshme dhe reformuese, duke hedhur poshtë traditat politike dhe administrative të regjimit të vjetër, duke hequr dorë nga kundërshtimi i kombësive që karakterizuan regjimin e mëparshëm.
Më qortojnë se jam shqiptar mbi të gjitha, se dua të marr drejtimin nuk e di se të cilës mbretëri malsore; Më kanë akuzuar për nxitjen e revoltës shqiptare, për mbrojtjen e kapitullimeve, se jam federalist.
Por u them udhëheqësve: “Reformoni qeverinë, që të ketë drejtësi, financa, polici; shqiptarët menjëherë do t’i dorëzojnë armët që për momentin i mbajnë për këto arsye. Dhe, meqenëse garancitë nuk janë më të nevojshme për të huajt, kapitullimet do të bien vetë. Mbroni, inkurajoni kombësitë, tek ato Perandoria do të gjejë rrënjët më të forta. Këto janë idetë që unë do të mbroj në Kostandinopojë. Unë nuk po kthehem si një lider partiak me dëshirën për t’u hakmarrë, por si një bashkëpunëtor i etur për të ndihmuar të gjitha elementet e mira që lëvizja revolucionare ka bërë të triumfojnë. Të realizojmë reformat, që në këtë mënyrë të pakësojmë pakënaqësitë popullore që sot janë më shumë se kurrë; Të bashkojmë kombësitë, dhe në këtë mënyrë të konsolidojmë Perandorinë; të çlirojmë Turqinë nga kompanitë e huaja, shumë më të rrezikshme për të ardhmen e saj sesa pretendimet e banorëve të Kretës, ky është programi im.”
Këto ishin fjalët e Ismail Qemal Beut.
Dua të shtoi se këto fjalë konfirmohen edhe në një libër interesant, i botuar 8 ditë më parë mbi “Turqinë në tranzicion”, autori i të cilit është një anglez nga Selaniku, i shquar për përvojën dhe njohjen e tij ndaj njerëzve dhe çështjeve të Orientit (Lindjes).
(Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania)
https://www.darsiani.com/la-gazette/deklaratat-e-ismail-qemalit-mbi-te-ardhmen-e-perandorise-osmane-intervista-ekskluzive-me-korrespondentin-e-l-echo-de-paris-1909/
Të fundit
Këmbimi valutor sot, me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore
28 July 2026, 08:28
Kthjellime dhe vranësira të pakta, si parashikohet moti sot
28 July 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
28 July 2026, 07:54
5 shkeljet kushtetuese në seancën e sotme
27 July 2026, 22:01
Gazetari për protestën para Parlamentit: Pushteti i çon efektivët “mish për top”
27 July 2026, 21:42
160 milionë lekë për rrugën Tamarë-Vukël, banorët: Po na bie mali mbi kokë
27 July 2026, 21:22
Kuvendi miraton borxhin 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
27 July 2026, 21:02
Arben Kola: Policia të ndjek me vrap Ballukun, siç bën me protestuesit
27 July 2026, 20:37
AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës te Kuvendi
27 July 2026, 19:10
‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
27 July 2026, 18:42
Boshti i ri i Rusisë që po riformëson gjeopolitikën
27 July 2026, 17:21
Ballës i "serviren" vezë në dalje nga Kuvendi
27 July 2026, 16:59
Pse i njëjti dëmtim i ADN-së shkakton kancer te disa njerëz, por jo te të tjerët
27 July 2026, 16:43
Kuvendi mbyll dyert për mediat, mazhoranca voton marrëveshjen me Amerikën
27 July 2026, 16:27
Rikthehet i nxehti afrikan, muaji korrik mbyllet me temperatura mbi 40°C
27 July 2026, 15:40
Fundi i epokës së ‘llogjeve të Kavajës’
27 July 2026, 15:26
Putin: Territoret e Ukrainës mund t’u kthehen Polonisë, Hungarisë e Rumanisë
27 July 2026, 15:00
REL: Opozita kundër procedurës së përshpejtuar për marrëveshjen me SHBA
27 July 2026, 14:52
Aksidentet rrugore rriten 6.8% në gjysmën e parë të vitit; kryeson Tirana
27 July 2026, 14:29
Çfarë tregon mbivlerësimi i lekut për ekonominë shqiptare?
27 July 2026, 13:04
Hetimet për Ballukun nuk mbyllen, SPAK shtyn afatin edhe me 3 muaj
27 July 2026, 12:05
Protesta para Kuvendit, policia shoqëron me forcë disa qytetarë
27 July 2026, 10:46
Jashtë protestuesit rrethojnë Parlamentin, nis seanca plenare
27 July 2026, 10:34
Shoqërohet organizatori i protestës, Arben Kola, tërhiqet zvarrë nga policia
27 July 2026, 10:19
Domate, vezë dhe speca, “arsenali” i protestuesve për deputetët para Kuvendit
27 July 2026, 09:51
Protesta e doganierëve grekë bllokon Kapshticën, pezullohet lëvizja për 4 orë
27 July 2026, 09:42
Eurostat: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit
27 July 2026, 08:46
Reshje, shtrëngata dhe breshër, përkeqësohet moti sot në disa zona të vendit
27 July 2026, 08:31
Protesta e 58-të, qytetarët rikthehen para Kuvendit në seancën e fundit
27 July 2026, 08:16
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
27 July 2026, 07:59
Ekspertët zbulojnë ngjyrën ideale të dhomës së gjumit për të fjetur më mirë
26 July 2026, 21:46
Çfarë fshihet pas forcimit rekord të lekut?
26 July 2026, 21:00
4 shenjat e horoskopit që konsiderohen më të besueshme
26 July 2026, 19:42
Lubonja godet Ramën dhe Marta Kos: Europa po mbyll sytë ndaj realitetit shqiptar
26 July 2026, 19:00
Joshua pas përballjes me Kristian Prengën: Mendova vetëm të ruaja qetësinë
26 July 2026, 18:33
Debati për donacionet rikthen në fokus financimin e sistemit shëndetësor
26 July 2026, 17:55
Rita Ora rrëfen historinë e familjes: Jam krenare që jam emigrante
26 July 2026, 17:20
Zjarri masiv përfshin Pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha
26 July 2026, 16:59
Kur ‘Besa’ nuk bind as të majtët: Kush i doli kundër ‘Besës’ së Ramës?
26 July 2026, 16:45
Zjarr në Zvërnec, tymi mbulon edhe Vlorën
26 July 2026, 16:23
Grevë në doganat greke, kufizime disaorëshe në 4 pikat kufitare me Shqipërinë
26 July 2026, 16:07
Fundi i korrikut mund të sjellë fat financiar për këto 3 shenja të horoskopit
26 July 2026, 15:36
Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër, grupi i vlonjatëve i hoqën thonjtë me pinca
26 July 2026, 14:32
Zhupa: Saranda peng i një terminali të projektuar keq, kohë e humbur, trafik
26 July 2026, 14:03
Ish-zv.ministri i Drejtësisë godet Ramën: Besimi nuk blihet me propagandë
26 July 2026, 13:45
Milot–Balldren: Si turp, si faj, si brengë, si pabesi!
26 July 2026, 13:20
Të shtëna me armë në Dibër, në pranga një 38-vjeçar, procedohen 9 persona
26 July 2026, 13:02
Blinte produkte dhe paguante me euro false, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
26 July 2026, 12:45
Paketën e Maleve/ Bardhi: As Diella nuk e beson më Ramën, jep dorëheqjen
26 July 2026, 12:28
Pogradec, elektricisti humb jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike (Emri)
26 July 2026, 11:36
Kriza e luftës, bota po konsumon më pak naftë
26 July 2026, 10:47
Aksident i trefishtë në aksin Peqin-Elbasan, plagosen dy persona
26 July 2026, 10:26
Makina shpërthen në flakë pas aksidentit në autostradën Tiranë-Durrës
26 July 2026, 09:23
Kthjellime në gjithë vendin, parashikimi i motit për sot
26 July 2026, 09:01
Aksident në Vlorë/ Humb jetën 52-vjeçari, 4 të tjerë të plagosur (Emrat)
26 July 2026, 08:42
Horoskopi 26 korrik 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
26 July 2026, 08:23
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
26 July 2026, 07:56
“Rama ik”, “Qeveri teknike”, qytetarët nuk ndalen: Të hënën sërish para Kuvendit
25 July 2026, 20:57